Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz nuk ka guxuar ta kritikojë gjuhën e ashpër e jo diplomatike të kryeministrit Albin Kurti, i cila i quajti deklaratat e sekretarit amerikan Antony Blinken “Naive dhe të ngutshme”.
Ajo gënjeu publikisht prej foltores së Kuvendit se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur kanë ardhur në pushtet kanë qenë të mjerueshme për faj të opozitës.
Gërvalla-Schwarz gjatë gjithë fjalës së saj është marrur me opozutë.
“Dy prej partive të pranishme këtu, AAK dhe PDK nuk kanë kredibilitet për të folur për Amerikën. Nuk ju kanë ardhur turp e keni gënjyer ish-presidentin amerikan. Marrëdhëniet me SHBA i kemi gjetur në nivel të mjerueshme”, ka thënë ajo.