Lajme
U gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, Policia nis hetimet për vdekjen e burrit nga Peja
Demokracia
10:36 | 02 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Një burrë është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Pejë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

“HETIM I VDEKJES / Pejë 01.06.2023 – 11:00.  Është raportuar për një person pa shenja jete në një shtëpi. Njësitet relevante policore dhe një ekipe e mjekëve kanë dal në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete”, thuhet në raportin e PK-së.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Demokracia.com

Të ngjashme