Lajme
“Më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori” | Kurti gënjen publikisht, ai nuk ishte as kandidat për deputet
Demokracia
21:31 | 01 Qershor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gënjyer sot publikisht qytetarët e Kosovës, duke thënë se ai nuk është emëruar në këtë pozitë nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, por është zgjedhur nga populli.

“Kam respekt edhe më të veçantë se secili ambasador, për ambasadorin Hovenier, por mua më kanë emëruar populli… Nuk pajtohemi çdoherë për gjithçka. Nuk është normale të pajtohesh çdoherë për gjithçka”, ka thënë ai.

Megjithatë, duket që edhe vetë kryeministri Kurti ka harruar se ai në zgjedhjet ku fitoi partia e tij nuk ishte fare as pjesë e listës zgjedhore të Vetëvendosjes, për shkak se ligji ia ndalonte pasi ishte i dënuar nga gjykata për vepër penale.

Në këtë mënyrë, Kurti nuk e kishte marrë votën e popullit, por kishte ardhur në këtë pozitë si i propozuar nga partia fituese. /Demokracia.com/

Të ngjashme