Sport
Mourinho iu vërsul arbitrave në parkingun e stadiumit, i tërbuar me Taylor
Demokracia
09:32 | 01 Qershor 2023

Share:

José Mourinhos me të vërtetë nuk i pëlqeu gjykimi i ndeshjes finale të Ligës së Europës nga arbitri anglez, Taylor. Pas intervistave, ndërsa priste të hipte në autobusin e Romës për në aeroport, “Special One” u përball me kryesorin e finales së Budapestit dhe dizenjatorin e arbitrave të UEFA-s, Rosetti. Dhe nuk u tregua fare i butë.

Në detaje, Mourinho i tregoi Rosettit fillimisht imazhet e episodeve të dyshimta të ndeshjes, më pas kritikoi Anthony Taylor, kryesorin e finales: “Ti je një turp…”, si dhe ofendime të tjera.

Më pas bërtiti diçka që nuk u kuptua as nga zyrtarët e tjerë të ndeshjes, para se të kompletonte goditjen: “Edhe Rosetti mundi të thoshte se nuk ishte penallti (ajo që kishte dhënë fillimisht pro Sevilla, por e anuloi më pas përmes VAR-it). U tregova vërtet i paaftë”.

Më pas, Mourinho vazhdoi të shante edhe në gjuhë të tjera (një ‘putana’ u dëgjua qartë) dhe, sipas raportimeve nga ‘El Larguero’ e Cadena SER, ai madje shqiptoi frazën “F**k UEFA! F**k UEFA!”.

Në fazat fillestare të videos, shohim edhe presidentin e komisionit të arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, duke tentuar ta qetësojë pa sukses trajnerin e Romës. Vetë Mourinho, pasi iu afrua automjetit në të cilin hipën arbitrat, më pas u largua, duke u nisur drejt autobusit të Romës.

Të ngjashme