Lajme
Kryetari Hetemi do të “bujë” edhe sonte në objektin e komunës së Leposaviqit
Demokracia
20:14 | 31 Maj 2023

Share:

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, po vazhdon të qëndrojë në objektin e komunës, që nga dita e hënë kur është futur aty nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Ai deklaroi se edhe sonte do të qëndrojë aty, shkruan Klan Kosova.

“Ta shohim situatën deri nesër si po shkojnë punët”, tha ai, duke ofruar edhe disa imazhe nga qëndrimi i tij në zyrë.

Hetemi kishte shkuar në zyrë para se të mblidheshin protestuesit serbë para objektit të komunës, duke bërë që ai të mbetet i bllokuar për t’i kaluar tashmë dy net aty.

Të ngjashme