Me moton “Një hap më afër” Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka paralajmëruar se edhe këtë vit do të organizojë Panairin Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë.
Traditë kjo të cilën Universiteti e praktikon tash e tetë vite. Përmes këtij panairi ai synon që të informojë studentët e rinj dhe ata të diplomuar për mundësitë e reja për praktikë ose punësim me qëllim të fitimit të një përvoje unike dhe për një të ardhme sa më të mirë.
Këtë vit panairi ka në fokus tri objektiva: atë të punës, karrierës dhe i ndërmarrësisë. Përveq studentëve kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për kompanitë për të prezantuar vendet e tyre të lira të punës.
Panairi planifikohet të mbahet më 15 qërshor 2023, në sallën “1 TETORI”, dhe po ashtu do të transmetohet edhe në platforma virtuale/online, me fillim nga ora 09:00 deri në orën 16:00.
Universiteti i Prishtinës i fton të gjithë studentët dhe të diplomuarit që të marrin pjesë në këtë panair i cili financohet nga GIZ.