Pikërisht në mbrëmjen e 30 majit, pasi nuk ishte prezentë në studion e Pressing të Televizionit 7, “analisti” pro-Kurtit, Shkëlzen Gashi, ka sulmuar panelet debatuese nëpër studio televizive.
Ai ka shkruar një status gjithpërfshirës, pa specifikuar ndonjë medium të veçantë, në të cilin i ka akuzuar si “panele me analista kundër Kosovës”. Madje, ai ka sugjeruar edhe bojkotimin e tyre.
“Analisti” Gashi, vazhdon të impresionohet nga Albin Kurti edhe pse e kishte shkarkuar nga pozita e këshilltarit.
Gjuha e “analistit” Gashi, duke i konsideruar panelet e analistëve si “kundër Kosovës”, nuk dallon aspak nga turmat e rrjeteve sociale që hedhin baltë mbi çdokënd që nuk mendon si Albin Kurti.