Lajme
Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
Demokracia
07:47 | 31 Maj 2023

Share:

Mbahet konferenca përmbyllëse e ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes” (Salla e konferencave “Orion”, 09:30)

Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione zhvillon takim me kryetarin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti (Kuvendi i Kosovës N204, 10:00)
Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Pejës (Salla e Kuvendit, 10:00)

Shënohet Dita Botërore pa Duhan (Instituti Kombëtar i shëndetësisë Publike, 10:00)

KRU “Prishtina” aplikon shkyçje në objekte banesore në Prishtinë (Nisja nga objekti i KRU “Prishtina” në orën 10:30)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendi (Kuvendi i Kosovës C301, 11:00)

Organizohet tryeza shkencore “Shndërrimi elektrokimik i energjisë dhe ruajtja e saj” (Salla e akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës, 11:00)

Shoqata kundër Epilepsisë së Kosovës organizon ligjërata informuese (Gjimnazi “Sami Frashëri” 11:00, “Xhevdet Doda” 13:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 (Kuvendi i Kosovës C203, 13:30)

UNICEF në Kosovë organizon ngjarjen me të rinj “Activate Talk”, merr pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku (Klan Arena, 14:00)

Studentët dorëzojnë nënshkrimet e mbledhura nga peticioni “Mos ma prek Hasan Prishtinën” (Ndërtesa e Rektoratit, 15:00)

Të ngjashme