Jeta Xharra, gazetare dhe moderatore, ka treguar prapaskenat në takimin me Jeff Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë. Gazetarja Xharra ka treguar përshtypjet e saj në lidhje me takimin me Hovenierin, i cili u dha intervistë disa medieve, përfshirë për gazetaren Xharra.
Ajo ka treguar se ambasadori Hovenier ishte totalisht i njëanshëm.
“Pytja jeme ish: a keni me lypë llogari për 25 ushtarë që jon lëndu. Tha, na vjen shumë keq, ngushëllimet tona, por na e konsiderojmë Qeverinë e Kosovës përgjegjëse, edhe për qat dhunë…Totalisht në njëanshmëri. Kosova s’e ka mirë. Kosovën me fajësu edhe për lëndimet e trupave të KFOR-it. Kosova po fajësohet edhe për lëndimet e djeshit.” – deklaroi ajo në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.
Jeff Hovenier / Paralajmërimi i Hovenier: “Do të çuditesha nëse në këtë situatë, zyrtarët e Kosovës do të kishin vizita në ShBA”
“Nuk mujtëm me e pyet – pytja logjike kish me qenë – lidhur me atë se në çfarë vendesh keni qenë tu i ndihmu Kosovës për me u njoftë!” – vazhdoi Xharra.
Gazetarja Xharra e bëri edhe një krahasim intersant.
“Unë qysh e lexova, osht që këto jon penalizime që i janë dhonë Kosovës përpara, kur ishte taksa 100%. E në atë kohë nuk i kanë thonë publikisht sepse ka qenë Qeveria AAK-PDK e mendojshin që përmes PDK-së mujnë me rrëzu qat qeveri, n’fund e rrëzunë. E tash nuk kanë kujt me i thanë. Edhe Albin Kurtit duhet me ja thanë zyrtarisht.” – shtoi ajo.
“Ai na ka thirrë për me qortu Qeverinë e Kosovës. Na ka thirrë për punë të vetat!” – theksoi zonja Xharra./Nacionale/