Ngjarjet e datës 30 maj 2023:
– Fondacioni Kosovar për Lidership në bashkëpunim me Universitetin James Madison dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë konferencës së katërt me radhë “Ndërtimi i Paqes së Qëndrueshme dhe Prosperitetit në Ballkan dhe Europën Juglindore përmes Lidërshipit të Fortë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)
– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
– Akademia Tempulli së bashku me Asociacionin Kosovar të Motorizimit fillon aktivitetin e garave me biçikleta në kuadër të projektit Rivista Shkollore “Siguria në Rrugë 2023”. (Sheshi Xhorxh Bush në Prishtinë, ora 10:00)
– Shoqata e Neurologjisë së Kosovës dhe Klinika e Neurologjisë së QKUK-së organizojnë konferencën e Ditës Botërore të Sklerozës Multiple 2023. (Four Points by Sheraton në Marigona Residence, ora 10:45)
– Anulohet – Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ogranizon Ditën e Vizitorëve të Shquar të ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23”, që mbahet në Babaj të Bokës. (Aeroporti i Gjakovës, ora 11:00)
– Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencë për medie. (Ndërtesa e MASHTI, ora 11:00)
– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022 si dhe voton raportin vjetor të performances së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)
– Punëtorët teknik dhe ata fizik të Spitalit të Gjilanit protestojnë para Drejtorisë së Spitalit, për ngritje të pagës. (Spitali i Gjilanit, ora 12:00)
– Anulohet – Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani iu adresohet ushtarakëve të “Defender Europe ‘23”. (Babaj të Bokës, ora 14:20)
– Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin radhës me temën Përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga politikanët: Çfarë ndikimi ka tek qytetarët?. (Libraria “Dukagjini”, 17:00).