Lifestyle
Sa shpesh duhet të ndërroni çarçafët tuaj?
Demokracia
13:12 | 27 Janar 2021

Share:

Pjesën më të madhe të kohës në jetën tonë ne e kalojmë duke fjetur. Ndërsa flemë, vaji, qelizat e lëkurës dhe papastërtitë mbeten në çarçafët tanë dhe akumulohen me kalimin e kohës, shkruan Demokracia.com

Është mirë që së paku një herë në javë të ndërrohen çarçafët, por në rast se ju keni probleme me lëkurën ndërrojini ata çdo tri ditë.

Nëse vazhdimisht keni probleme me lëkurën dhe flokët tuaj hidhni një sy çarçafëve se a janë të pastër, sepse nëse flini në një këllëf të papastër ja çka mund të ju ndodhë:

1. Probleme me akne dhe lëkurë të irrituar

2. Shfaqja e alergjive të ndryshme

3. Kruajtje e kokës

4. Infeksion në sy / Demokracia.com

Të ngjashme