Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvillimet në veriun e Kosovës, ku ka thënë se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët dhe KFOR-it.
Por, ajo si e para e vendit nuk ka ofruar ndonjë alternativë se si të dilet nga kriza dhe që situata të shtensionohet, shkruan Demokracia.com.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Twitter”, Osmani i ka cilësuar këto akte si të papranueshme.
”Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët”.
“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani.
Si të premten, edhe të hënën ka pasur tensione në veri, ku protestuesit janë përleshur me KFOR-in.
Serb illegal structures turned into criminal gangs have attacked Kosovo police, KFOR officers & journalists.
These unacceptable acts of violence should be condemned by all. Those who carry out Vucic's orders to destabilise the north of Kosovo, must face justice.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 29, 2023