Rreth 30 gazetarë shqiptarë dhe serbë kanë mbetur të ngujuar në një lokal në afërsi të objektit të komunës së Zveçanit, sipas kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.
Sipas tij, serbët e maskuar janë duke hedhur bomba me benzinë drejt forcave të NATO-s gjatë gjithë kohës.
“Me rreth 30 gazetarë, shqiptarë dhe serbë jemi ngecur në një kafe afër ndërtesës së komunës. Serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë drejt forcave të NATO-s gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe situatë e tensionuar po vazhdon të mbizotërojë në qytetin e Zveçanit.
With some 30 journalists, both Albanian and Serbs we are stuck in a coffee close to the municipal building. Masked Serbs are throwing petrol bombs towards NATO forces all the time. #Kosovo pic.twitter.com/5DVXjUQmKA
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) May 29, 2023