Juventusi ka arkëtuar pikët e plota në “Dacia Arena” përballë Udineses në takimin e vlefshëm për javën e 34-të në Serie A.
“Zonja e Vjetër” fitoi 1:2 me përmbysje të rezultatit të cilën e arriti në shtatë minutat e fundit të kohës së rregullt, shkruan Demokracia.com.
Vendasit realizuan qysh në minutën e dhjetë me anë të Molinas, por që doli të jetë i pamjaftueshëm.
“Biankonerët” rikthimin e filluan në minutën e 83-të me Cristiano Ronaldon që shënoi nga penalltia.
Ndërkaq i njëjti lojtar shënoi golin e fitores në minutën e 89-të.
Me këtë fitore, Juventusi është në vendin e tretë me 69 pikë, ndërkohë Udinese zë vendin e 11-të me 39 pikë. /Demokracia.com