Lajme
Vuçeviq “ia merr” partinë Vuçiqit
Demokracia
17:23 | 27 Maj 2023

Share:

Milosh Vuçeviq ka konfirmuar se është zgjedhur si president i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), parti kjo e cila deri më sot është drejtuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se SNS-ja është e gatshme të bisedojë për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, por jo edhe për një qeveri kalimtare, shkruan Klankosova.tv.

Vuçeviqi ka falënderuar Vuçiqin që e mbështeti kandidaturën e tij për kryetar të SNS-së, duke konfirmuar se politika e partisë nuk do të ndryshojë.

Ai po ashtu tha se do ta mbështesë fuqishëm presidenti e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme