Lajme
Lirohen tre “spiunët” e uzinës së armatimeve në Gramsh
Demokracia
17:14 | 25 Maj 2023

Share:

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar lirimin e tre “spiunëve”, përkatësisht dy shtetas rusë dhe një ukrainas, të arrestuar disa muaj më parë në uzinën e Gramshit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, kjo kërkesë ka ardhur për shkak të përfundimit të afatit të paraburgimit.

Pas marrjes së kërkesës në fjalë, Gjykata e ka pranuar, duke liruar kështu tre rusët nga qelia.

Referuar vendimit, dy shtetasit rusë Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva janë me “detyrim paraqitje”, ndërsa ukrainasi Fedis Alpatov do të jetë në “arrest shtëpie”.

Po ashtu këta të fundit do duhet të paraqiten një herë në muaj para oficerit gjyqësor për verifikimet përkatëse.

Ata po mbaheshin në paraburgim, pasi u kapën duke filmuar objektet ushtarake në Gramsh, ku edhe sulmuan me spraj kimik dy ushtarët shqiptarë që po ruanin godinën.

Të ngjashme