Lajme
“U përplas në makinën time” | Deputetja e LDK-së ia përmend deklaratën skandaloze ministres Hajdari
Demokracia
11:20 | 25 Maj 2023

Share:

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për punën dhe përformancën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka hedhur akuza të shumta në adresë së ministres Rozeta Hajdari. 

Deputetja e LDK duke e kritikuar ministren Hajdari ia ka përmendur edhe rastin e aksidentimit të një fëmije me veturë, për të cilin kishte raportuar Demokracia.com.

Bunjaku ka përmendur faktin se Hajdari kishte thënë se fëmija i ishte përplasur për veture.

Në prill të viti 2022, Demokracia.com kishte raportuar se një fëmijë i moshës së mitur ka pësuar lëndime trupore, pasi ai është goditur nga vetura e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. ./Demokracia.com/

Detaje ekskluzive| Një fëmijë 9-vjeçar pësoi lëndime nga ministrja Rozeta Hajdari, s’e përshtati shpejtësinë

 

“Vajza u përplas në makinën time” | E shkeli një fëmijë në rrugë, por ministrja Hajdari paturpësisht thotë se nuk ndihet fajtore

 

Të ngjashme