“Çdo ditë më frymëzon dhe më bën një person më të mirë. Ai është njeriu më i mrekullueshëm që njoh”, kishte thënë Lauren për partnerin e saj në një intervistë për revistën The Wall Street Journal.
Ata u njoftuam përmes ish-bashkëshortit të saj, Patrick Whitesell, i cili punon si menaxher i shumë personazheve të famshëm. Lauren u rrit në varfëri, ndërsa u bë e famshme si gazetare.
Disa nga kompanitë mediatike ku ajo ka punuar janë: FOX, Good Day L.A., Extra, kurse ndër emisionet që i ka drejtuar janë: “The View”, “Showbiz Tonight” dhe “So You Think You Can Dance”.
Bezos nisi romancën me të fejuarën e tanishme, pasi i dha fund lidhjes me MacKenzie Tuttle, me të cilën ishte i martuar për 25 vite.