Lajme
Tahiri: Shkaku i Qeverisë 80 mijë punëtorë po shkojnë me zor në punë
Demokracia
15:04 | 22 Maj 2023

Share:

Shkaku i Ligjit të ri të Pagave, të përgatitur nga Qeveria e Kosovës, 80 mijë punonjës të administratës shtetërore “shkojnë me zor në vendet e tyre të punës”, ka thënë sot shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri ka thënë se zyrtarët publikë janë bërë raste sociale në shoqërinë kosovare.

“Të nderum qytetarë, a e dini se 80 mijë njerëz që janë të punësuar në sektorin publik sot, shkojnë në punë me zor – nuk shkon kush për qejf. Zyrtarët publikë janë bërë rast social me Ligjin i cili i mashtroi 80 mijë punonjës të administratës. I la me paga më të ulëta se që kanë qenë më herët”, tha Tahiri.

“Nuk po ikin vetëm qytetarët e papunë nga Kosova. Janë duke ikur edhe njerëzit që janë të punësuar në sektorin publik, për shkak se mosinvestimi nga Qeveria e Kosovës i ka bërë njerëzit të zhgënjyer”, ka deklaruar ai. “Ne do të propozojmë se si duhet të ndodhë rritja e koeficientit të pagave në 129 euro”.

Të ngjashme