Lajme
Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Demokracia
18:05 | 21 Maj 2023

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin, kryeshefit të suspenduar të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gashi tutje ka bërë të ditur se pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

“Gjykata të premten e ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit”, tha ajo.

Nagip Krasniqi është arrestuar muajin e kaluar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit dhe konflikt interesi.

Të ngjashme