Lajme
Makina përplaset me autobusin dhe merr flakë, disa të lënduar
Demokracia
17:37 | 21 Maj 2023

Share:

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë. Një automjet është përplasur me një autobus dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Raportohet për disa të plagosur.

Burimet për ABC News njoftuan se ambulanca e spitalit të Perrënjasit ka marrë disa persona të plagosur rëndë ndërsa edhe ambulanca e spitalit të Librazhdit është nisur drejt vendngjarjes.

Gazetarja Edisona Skënderi raporton se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Përrenjasit dhe priten që të nisen drejt Tiranës.

3 të plagosurit e tjerë janë të lënduar por paraprakisht nuk vlerësohen në rrezik për jetën. Sakaq, nga aksidenti është krijuar rradhë e gjatë mjetesh në këtë aks.

Të ngjashme