Lajme
Vuçiq vizitën e parë e zhvillon në Zetë të Malit të Zi, komuna që synon çnjohjen e Kosovës
Demokracia
12:47 | 20 Maj 2023

Share:

Javë më parë Komuna e Zetës në Mal të Zi u bë kryelajm me një nismë për tërheqjen e njohje së Kosovës brenda territorit të kësaj komune. Kjo komunë, e cila është bërë njësi më vete para as një viti, udhëhiqet nga forcat politike pro-serbe.

Në rastin e ditës së inaugurimit të Presidnetit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, Vuçiq zgodhi të vizitojë saktësisht këtë komunë në rend të parë të ditës së tij, dhe takoi politikanët pro-serbë, Andija Mandiq dhe Milan Knezheviq, dy proponentët pro-serb më të mëdhenj në Mal të Zi që synojnë çnjohjen e Kosovës.

Kujtojmnë se me Marrëveshjen e Ohrit për normalizim të marrëdhënieve, Serbia pajtohet me parimet e Kartës së OKB-së për të rregulluar marrëdhëniet ndërshtetërore me Kosovën.

Të ngjashme