Ilir Latifin do të përballet me Rodrigo Nascimento në UFC 224 në kuadër të kategorisë së peshave të rënda.
Ylli shqoptar do të shpresojë të e fitojë këtë takim ndaj një kundërshtari që nuk ka përvojë, por ka shpejtësinë dhe gjatësinë.
Në matjet zyrtare, Latifi peshoi në 113 kilogramë, ndërsa Nascimento ishte në 119 kilogramë.
Por, kur do të përballet luftëtari ynë me kundërshtarin e tij?
UFC 224 fillon në ora 23:00 sipas kohës tonë lokale, ndërsa lufta e Latifit pritet të nisë në ora 01:00 të ditës së diel.
Ilir Latifi edhe në moshën 40-vjeçare është i vështirë për këdo në kategorinë e peshave të rënda, veçanërisht për dikë aq të papërvojë sa Rodrigo Nascimento.
Latifi ka atë sfond të nivelit të lartë të mundjes që mund ta mbajë këtë luftë në këmbë dhe ta ndihmojë të kontrollojë kundërshtarët e tij, siç ka bërë në të kaluarën.