Lajme
Nju Jorku po fundoset për shkak të peshës së ndërtesave dhe qiellgërvishtësve
Demokracia
20:21 | 19 Maj 2023

Share:

Qyteti i Nju Jorkut po fundoset pjesërisht për shkak të peshës së madhe të ndërtesave dhe qiellgërvishtëseve.

“Molla e Madhe” mund të jetë qyteti që nuk fle kurrë, por është një qytet që po fundoset, duke u ulur mesatarisht me rreth 1-2 mm çdo vit, me disa zona të qytetit të Nju Jork-ut që bien me dyfishin e këtij ritmi, sipas studiuesve.

Kjo fundosje po përkeqëson ndikimin e rritjes së nivelit të detit, i cili po përshpejtohet me rreth dyfishin e mesatares globale pasi akullnajat e botës shkrihen dhe uji i detit zgjerohet për shkak të ngrohjes globale. Uji që rrethon qytetin e Nju Jorkut është shtuar me rreth 22 cm, që nga viti 1950.

Një grup shkencëtarësh nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) dhe Universiteti i Rhode Island zbuluan se pesha e qiellgërvishtëseve favorizon fundosjen e Nju Jork-ut.

Kreu i studimit, gjeologu i USGS, Tom Parsons, paralajmëron se çdo vit që Nju Jorku fundoset qoftë edhe një milimetër, bëhet jashtëzakonisht i prekshëm nga fatkeqësitë natyrore, ndërsa ndryshimet klimatike ngrenë nivelin e oqeaneve, shkruan Gazetasi.al.

Bazuar në rezultatet e sondazhit, Manhattan është kryesisht në rrezik, ndërsa ka një shqetësim serioz për Brooklyn dhe Queen.

“Nju Jorku përballet me sfida të rëndësishme nga rreziku i përmbytjeve. Kërcënimi i rritjes së nivelit të detit është tre deri në katër herë më i lartë se mesatarja globale përgjatë bregut të Atlantikut të Amerikës së Veriut”, thotë Parsons.

Ekspozimi i themeleve të qytetit ndaj ujit të kripur mund të gërryejë çelikun dhe betonin e dobësuar kimikisht duke shkaktuar dobësim strukturor të ndërtesave.

Studiuesit thonë se nuk ishte gabim të ndërtosh ndërtesa kaq të mëdha në Nju Jork, por thjesht “duhet të kemi parasysh se sa herë që ndërton diçka atje, e përkeqëson më shumë situatën”.

Të ngjashme