Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar vendosjen e flamurit të Kosovës në krye të objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut.
Ai ka thënë se flamurin e ka ngritur Avni Peci, stërnipi i Isa Boletinit.
Këto deklarime i bëri në Kanal10, ndësa shtoi se akti i sotëm është shumë i rëndësishëm.
Madje, ai shkoi deri në atë pikë sa të deklarojë që veprimi i vendosjes së flamurit kosovar është edhe më i rëndësishëm se Pavarësia e Kosovës.
Në anën tjetër, ai kritikoi edhe disa prej kryetarëve në jug, që vendosin flamuj të kombeve tjera.