Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Korçë kanë arrestuar 26 vjeçarin E. Ç., 26 vjeç, banues në Korçë.
Sipas Policisë, 26 vjeçari dyshohet të ketë vjedhur në mënyrë të përsëritur kornizat e bronzit që shërbejnë për mbajtjen e fotografive, të cilat më pas i kishte shitur në një pikë skrapi, shkruan Top Channel, përcjell Reporteri.net.
Kornizat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.