Lajme
Rama-Becit në Shkodër: Të votuan me mendje, se zemrën e kanë djathtas si puna jote
Demokracia
16:47 | 19 Maj 2023

Share:

Kryeministri Edi Rama vizitën e parë pas fitores së 14 majit e bëri në muzeun e dëshmisë dhe kujtesës, ish-burgun e Shkodrës ku ka vuajtur dënimin dhe At Zef Pëllumbi për të cilin tha se do të investojë për shndërrimin e këtij muzeu në një destinacion turistik.

Në një bashkëbisedim me kryetarin e bashkisë Benet Beci ai i tha se mbarëvajtja e bashkisë është në duart e tij dhe se pavarësisht se gjatë fushatës e ndihmuan të gjithë socialistët në zyrën e kryebashkiakut të Shkodrës ai do të jetë i vetëm.

Ne të ndihmuam, ta bëmë të lehtë të fitojë bashkinë e Shkodrës, por kur të jesh në zyrë do jesh vetëm. Do jesh ti. Unë kur u futa në politik i kisha flokët e zeza, tani më janë zbardhur fare, është shumë përgjegjësi.

Do të kesh presion të madh duhet që ta mbash atë, duhet të bësh një bashki për të gjithë qytetarë të Shkodrës nëse do që të mbështesin siç të mbështetën sepse një herë mund të fitosh, port ë përsërisësh fitoren është e vështirë. Një gjë duhet që të dish nga unë, se sa herë që kam ardhur këtu duke kërkuar vota, kam ngrënë vota.

Të ngjashme