Policia e Kosovës ka konfirmuar vetaksidentin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, por përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë ai për gazetën.
Borovci ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.