Shkruan: Ardian Bajraktari
Një lajm inkurajues në lidhje me procesin gjyqësor i cili po zhvillohet në Dhomat e Specializuara.
Gjykata dhe kushdo tjetër duhet ta kuptojë se transparenca – publiciteti i procedurës është rregull e përjashtimi i publicitetit është përjashtim, e jo e kundërta e këtij parimi i cili është zbatuar deri më tani.
Për më tepër, edhe Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në nenin 21, paragrafi 2, ndër të tjera përcakton se: “Në përcaktimin e akuzave kundër tij, i akuzuari gëzon të drejtën për seanca të drejta dhe publike…”.
Pas vendimit të Trupit Gjykues, për të kufizuar Prokurorinë për parashtrimin e pyetjeve vetëm në lidhje me akuzën, edhe urdhri i sotëm – janë indikacione se edhe përkundër se çlirimtarët po mbahen padrejtësisht në paraburgim, këto janë veprime dhe vendimi inkurajuese se procesi gjyqësor të kthehet në normalitet.
Fundi i procesit dihet, ri-konfirmimi i pastërtisë së luftës së UÇK-së dhe i krerëve të saj.
Transparenca e procesit, publiciteti i tërë procesit do të na japë pasqyrën e drejtë për tërë procedurën, deri në vendimin e plotë që presim të jetë lirues, ndërsa “argumentet dhe sajesat tjera”, do të bëhen të ditura për publikun e gjerë.
Nëse në vijim, do të ketë “dëshmitar” ashtu sikur njëri nga dëshmitarët e deritashëm, deklarata mund të quhet “llaf” e jo dëshmi, akuzë politike dhe e paqëndrueshme sepse, lëndojnë rëndë realitetin dhe interpretimin e padrejtë të fakteve të njohura botërisht.