Komuna e Junikut ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një veture të re.
Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, komuna e Junikut e udhëhequr nga Ruzhdi Shehu, ditë më parë ka shpallur një tender për blerjen e një veture për nevojat e kësaj komune. Procedurat për këtë blerje tashmë kanë përfunduar, ku edhe është nënshkruar kontrata me kompaninë fituese.
Komuna e Junikut dhe kompania fituese “Automita”, kanë nënshkruar kontratë që kap vlerën e 19 mijë e 790 eurove, shkruan Demokracia.com.
Në garë për këtë tender ka qenë veç një kompani.
Në dosjen e tenderit është dhënë edhe arsyetimi pse po blihet kjo veturë, duke treguar se është për nevojat e komunës.
Po ashtu, është bërë me dije se vetura e blerë është e vitit 2023 dhe është dizel.
Për blerjen e kësaj veture, komuna ka kërkuar garancion të paktën 2 vite dhe mirëmbajtje e servisim. /Demokracia.com/