Janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentativë në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarit janë të moshës 17, 18 dhe 23 vjeçar.
Tutje thuhet se arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i një pune hetimore të cilën zyrtarët policor të Fushë Kosovës, e kanë realizuar menjëherë pas denoncimit të rastit.
“Personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar: -dy thika -mulli për bluarjen e narkotikëve – pranga etj. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.