Lajme
Bërnabiq: Pa Asociacion, dialogut po i humb kuptimi
Demokracia
16:08 | 15 Maj 2023

Share:

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se pa themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe po i humb kuptimi vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Sipas saj, për krijimin e Asociacionit po presin tash e 10 vjet, njofton Klankosova.tv.

Këto komente ajo i bëri pas një takim që pati me ministren për BE-në dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edstadtler me të cilën foli për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Siç bën të ditur zyra për media e Bërnabiqit, në takim  ajo theksoi se Austria është investitori i tretë më i madh i huaj në Serbi dhe partneri i pestë tregtar i jashtëm në shkëmbimin e shërbimeve.

Të ngjashme