Lajme
Rama: Të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin, superskuadra e PS-së punon me algorime shkencore
Demokracia
23:50 | 14 Maj 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka postuar në Facebook një fotografi LIVE, nga selia e Partisë Socialiste.

Tek sa partia e tij po shihet si favorite në shumicën e bashkive, Rama ka shkruar se “Superskuadra e PS-së, punon me algoritme shkencore, ndërsa të tjerët duke parë filxhanin e dëshirave paralajmërojnë fitoret”

Postimi i plotë:

LIVE Selia e PS – Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore❤️

*ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të tyre, që pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit që u grabit fitoren imagjinare me kthetrat e krimit

Të ngjashme