Lajme
Osmani: Kosova vazhdon përpara pavarësisht tendencave destabilizuese nga autokratët
Demokracia
11:00 | 13 Maj 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është burim stabiliteti në situata kur kërkohet të krijohet tension e konflikt.

Osmani në një konferencë për media së bashku me  administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, tha se pavarësisht tendencave destabilizuese, Kosova do të vazhdojë përpara

“Republika e Kosovës është një dritë shprese dhe burim stabiliteti në një kohë kur orekset për destabilitet, për tension e konflikt janë gjithnjë në rritje në kontinentin tonë. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për promovim të qeverisjes së mirë, efektive e gjithëpërfshirëse, dhe avancim të vazhdueshëm të demokracisë pavarësisht sfidave dhe tendencave destabilizuese nga autokratët dhe satelitët e tyre”, ka thënë ajo.

Osmani ka shtuar se Kosova ka kapërcyer sfida e pengesa të shumta në luftën drejt lirisë, ndërsa ka theksuar se kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë.

Të ngjashme