Është zbardhur një tjetër dëshmi e Taulant Malajt, shqiptarit që masakroi dhe vrau me thikë të bijën dhe një italian me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja e tij Tefta e cila gjithashtu mbeti e plagosur.
Para hetuesve, 45-vjeçari pretendon se 51-vjeçari italian, Masimo De Santis e kishte marrë bashkëshorten e tij disa herë xhiro me një makinë luksoze tip Maserati. “Një ditë, ai mori gruan time me Maserati-n e tij”, rrëfeu Taulanti.
I bindur se gruaja e tradhtonte, për ta vërtetuar këtë tha se kishte filmime me celular të drekave dhe darkave të tyre së bashku.
I fiksuar pas xhelozisë së gruas, vrau italianin me teh celësi dhe më pas shkoi t’i merrte jetën 39-vjeçares me të cilën ka 2 fëmijë. Në tentativë për të vrarë gruan, i doli para vajza 16-vjeçare të cilën e qëlloi me thikë duke i shkaktuar vdekjen.
Prokurorët kanë sekuestruar edhe celularët e personave të përfshirë në masakër.