Lajme
“Çështje kohe”, Dreshaj paralajmëron për një katastrofë në rrugën Pejë-Rugovë, kërkon ndërhyrje
Demokracia
20:36 | 09 Maj 2023

Share:

Ka shumë rrugë në Kosovë që kanë nevojë për rindërtim dhe mirëmbajtje dhe është e rëndësishme që pushteti të angazhohet për të ndërmarrë veprime që të adresojnë këto çështje. Rruga Pejë-Rugovë është një arterie e rëndësishme për turizmin dhe ekonominë e vendit dhe është e nevojshme që ajo të jetë në gjendje të mirë për të siguruar sigurinë e vizitorëve dhe banorëve të zonës.

Deputeti Shemsedin Dreshaj ka shpërndarë disa foto ku tregon gjendjen e kësaj rruge dhe ka shtuar se gjendja në këtë rrugë është e rrezikshme për vizitorë.

“Rruga Pejë-Rugovë është kthyer në rrezik jete për vizitorë e vendas për shkak të neglizhencës nga ana e pushtetit! Rruga Pejë Rugovë është në gjendje të mjerueshme. Traseja me gropa te panumërta, me dis-nivele, me rreshqitje dheu dhe shkëmbinjve. Por më e rrezikshmja është gërryerja e shtresës së rrugës nën asfalt. Kjo rrezikon funksionimin e shumë hoteleve, restoranteve, firmave por cka është më shqetësuese kjo rrugë është kthyer në rrezik permanent për jetën e vizitorëve të shumtë që e frekuentojnë këtë rrugë.”, shkruan ai.

“Kjo rrugë që kur është ndërtuar në vitet 1914-1918, deri më sot nuk ka lëvizur traseja e saj. Pse po ndodhë kjo sot, me arterien e vetme të Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemura, qe menaxhohet nga shteti? Është çështje kohe kur do të ndodhë ndonjë katastrofë. Qeveri vepro urgjent dhe parandalo më të keqen!”, shton Dreshaj.

Postimi i plotë:

Të ngjashme