Në Vlashnje të Prizrenit në orët e hershme të mëngjesit të së hënës ishte raportuar se brenda objektit në QMF ka shpërthyer një zjarr.
Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin që dyshohet të jetë shkaktuar nga energjia elektrike pas shpërthimit të një bojleri të ujit.
“INCIDENT ZJARRI/Vlashnje, Prizren 08.05.2023 – 03:40. Është raportuar se brenda objektit në QMF-Vlashnje, Prizren ka shpërthyer një zjarr. Njësitë policore ka dal në vendngjarje dhe zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin që dyshohet të jetë shkaktuar nga energjia elektrike pas shpërthimit të një bojleri të ujit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar./Demokracia.com/