Kryeshefi i pezulluar i KEK-ut, Nagip Krasniqi, do të vazhdojë të jetë në paraburgim.
Kjo pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila rrëzoi ankesën e mbrojtjes së Krasniqit, që kërkuan një masë më të butë se paraburgimi.
Apeli ka gjetur se nëse Krasniqi është në liri, atëherë rrezikon të ndikojë në 5 dëshmitarë të cilët ende nuk janë marrë në pyetje.
Vendimin e ka publikuar avokati i Nagip Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga.
“Sa i përket masës së paraburgimit, Gjykata e Apelit konsideron se Nagip Kransiqi duhet të qendroj gjithësesi në paraburgim, sepse mund të ndikoj tek 5 dëshmitare. Cilët deshmitarë nuk janë intervistuar deri me tani, gjykates si duket nuk i intereson. Megjithatë fakt është se te gjithë deshmitarët të cilët prokuroria i ka emëruar në propozimin e saj janë intervistuar nga hetuesia, muaj më parë dhe pas intervistimin kanë vazhduar të punonjë ne të njejtën korporate ku Nagip Krasniqi ka qenë epror i tyre, pa asnje ndikim. Kurse masat e tjera si arresti shtepiak nuk po e parandalojkan ndikimin e deshmitarëve”, ka shkruar ai.