Lajme
Ndërron jetë në aksident i riu shqiptar në Itali, një tjetër i plagosur
Demokracia
14:47 | 08 Maj 2023

Share:

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor në Itali.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK i cili pas një devijim të papritur, doli nga rruga në cep të via Banfi dhe via Graziadei, duke u përplasur me një pemë.

Mësohet se 24-vjeçari, i cili ishte në sediljen e djathtë, u mbërthye në kabinën e pasagjerëve dhe u nxor pa jetë nga ekipet e shpëtimit.

Raportohet se shoferi, një 23-vjeçar gjithashtu shqiptar, dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme të mjetit, mbetën të plagosur.

Shkaqet dhe dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga policia lokale e Imolës.

Të ngjashme