Mekanikja e parë femër në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila shndërroi pasionin në profesion është përgëzuar nga Sheik Mohamed Bin Zayed.
Huda al-Matroushi është një nga të paktat gra në Emiratet e Bashkuara Arabe që merren me biznesin e riparimit të makinave, një industri që ka kohë që dominohet nga burrat në botën arabe.
Aja ka thënë se i pëlqen shumë puna që bën dhe është krenare për biznesin e saj.
Sheik Mohamed Bin Zayed ka përgëzuar Huda Al Matroushi, duke e emëruar si mekanikja e parë femër e Emirateve, shkruan Demokracia.com.
Makinat kanë qenë një hobi për Matroushin, 36 vjeç, që nga fëmijëria.
“Më pëlqejnë makinat, modelet dhe detajet e tyre. Më pëlqejnë veturat sportive, më pëlqejnë veturat luksoze, madje edhe veturat normale, i dua të gjitha, ka thënë ajo.
Ajo e shndërroi pasionin për makinat në profesion dhe tani zotëron dhe adminstron një dyqan riparimi makinash në Sharjah, një nga shtatë emiratet që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ajo gjithashtu tregon se shumë familjarë të saj janë të befasuar nga puna e saj, pasi kjo punë nuk është e lehtë për gratë, duke qenë se jemi mësuar të shohim vetëm mekanik burra.
Matroushi shpreson se ajo mund të transformojë garazhin e saj të vetëm në një qendër të madhe riparimi, ose të hapë më shumë garazhe në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Emiratet e Bashkuara Arabe përcaktojnë sipas legjislacionit të ri që hyri në fuqi muajin e kaluar që kompanitë me bazë Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të kenë të paktën një grua në bordin e tyre të drejtorëve. /Demokracia.com/