Kuriozitete
Del në shitje monedha prej ari e cila peshon 10 kilogramë
Demokracia
18:04 | 29 Prill 2021

Share:

Royal Mint ka zbuluar monedhën më të madhe ndonjëherë në historinë e saj e cila është 1 mijë e 135-vjeçare.

Monedha prej ari ka peshë prej 10 kilogramësht dhe një diametër prej 20 centimetra dhe mund të arrijë vlerën e 700 mijë paundëve (805 mijë euro) në ankand.

Një nga të ashtuquajturat ‘kryevepra’ të Mint, bazohet në 10 statuja prej guri të cilat ishin vendosur në rrugën për në Abacinë e Westminsterit gjatë kurorëzimit të Mbretëreshës në viti 1953 dhe për ta punuar u deshën 400 orë punë.

Koleksioni i monedhave përkujtimore “Queen’s Beasts” i The Royal Mint’s ka fituar shumë popullaritet që kur modeli i saj i parë u prezantua në vitin 2017 dhe është bërë një nga më të preferuarit midis koleksionistëve të monedhave në të gjithë globin.

‘Kjo monedhë përcakton një standard të ri për prerjen, duke kombinuar teknika të vjetra me teknologji inovative për të krijuar një vepër arti unike dhe të bukur. Kjo është monedha më e madhe e krijuar ndonjëherë nga The Royal Mint dhe është dëshmi e ekspertizës, mjeshtërisë dhe aftësive të ekipit tonë.’, shprehet kompania. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025