Lajme
Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat e sulmit në Beograd
Demokracia
20:52 | 04 Maj 2023

Share:

Në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të 8 nxënësve dhe rojës të një shkolle në Beograd që u vranë dje në mëngjes me armë zjarri nga një i mitur. Në këtë incident tragjik janë plagosur edhe 6 nxënës dhe një mësuese, ndërsa sulmuesi u arrestua.

Në Prishtinë sot është hapur edicioni i ri i festivalit “Mirëdita, dobar dan!”. Festivali nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të djeshme në Beograd. I themeluar në vitin 2014, si ngjarja më unike në Prishtinë e Beograd,  festivali “Mirëdita, dobar dan!”,  qëllim kryesor ka krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes prezantimit të kulturave respektive.

Të ngjashme