Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen, që ka ndodhur më 26 mars në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Sipas njoftimit, personat e dyshuar janë B.S., 35 vjeç dhe I.S., 22 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje
Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje , që ka ndodhë me datën 26.03.2023, në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Personat e dyshuar:
– B.S, mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– I.S, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje.