Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkëshorti i së cilës, Prindon Sadriu nuk ka lënë pa i sulmuar mediat me gjuhë shumë të ulët ka shkruar sot për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
SKANDALOZE: Prindon Sadriu i quan mediat ‘Ndërmarrje të Përbashkëta kriminale’
Ajo në Twitter ka thënë se liria e medias nuk është vetëm një shenjë e një shoqërie të shëndetshme, ajo është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar, shkruan Demokracia.com.
”Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare, por gjithashtu rinovojmë angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të medias së lirë dhe të paanshme“, ka thënë Osmani.
Media freedom is not just a sign of a healthy society, it is a pillar of a thriving democracy.
Today, on #WorldPressFreedomDay, we celebrate 🇽🇰’s continued successes in int’l indices, but we also renew our commitment to defend the invaluable role of free and unbiased media.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 3, 2023
Por, Osmani asnjëherë nuk u distancua nga gjuha e bashkëshortit të saj, i cili i quajti mediat Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.
Ajo po ashtu nuk ka reaguar as pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla./Demokracia.com/
LEXO EDHE:LE
LEXO EDHE: