Lajme
Haradinaj përkujton martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë
Demokracia
09:51 | 02 Maj 2023

Share:

Sot janë bërë 24 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se plagët e popullit janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar krimet, shkruan teve1.info

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, teksa tha se ata u vranë vetëm pse ishin shqiptar, e vetëm që aspironin lirinë e Kosovës.

“Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet! Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë me përulje martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, që ranë për këtë tokë duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2025