Kuriozitete
Vera e parë në botë më një ngjyrë që nuk e kemi parë kurrë
Demokracia
14:05 | 29 Prill 2021

Share:

Një verëtar australian ka arritur të përfshijë një nga ngjyrat më të rralla në natyrë, duke bërë një verë me ngjyrë vjollce.

Këtë verë me ngjyrën më të pazakontë e ka bërë kompania Masstengo e verëtarit Tim Macnamara, transmeton Demokracia.com

Vera e cila ka ngjyrë të ngjajshme e fushat me lule livandoje dhe kushton 21 dollarë.

Për prodhimin e kësaj vere janë dashur dy vite dhe janë përdorur përzierje lulesh që japin ngjyrën e vjollcë.

“Kjo verë me shije të harlisur shfaq një nuancë bari dhe një prekje mineralesh me një ekuilibër perfekt të aciditetit natyral dhe freskisë të plotësuar me një fund të thatë,” thanë prodhuesit e verës./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024