Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në komunën e Prizrenit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.
Lidhur me rastin në fjalë është konsultuar prokurori i shtetit.
Siç njofton Policia, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com