Dy arsimtare janë përleshur fizikisht mes vete në një shkollë në Prizren.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa njëra ka pranuar ndihmë mjekësore.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Prizren 28.04.2023-12:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së
Sipas Policisë me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.