Lajme
Sulmuan persona zyrtarë, arrestohen tre të dyshuar në Prishtinë
Demokracia
10:20 | 29 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Tre persona janë arrestuar e një tjetër i dyshuar është në kërkim policor, pasi që dyshohen për sulm ndaj personave zyrtar në dy raste të ndryshme në Prishtinë.

Në rastin e parë është arrestuar vetëm një person nga Policia e Kosovës, pasi që në bashkëveprim me një të dyshuar, që ende nuk është identifikuar kishin kanosur dhe fyer verbalisht një person zyrtar.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Prishtinë 28.04.2023-12:58 Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili është në kërkim policor, kishte kanosur dhe fyer verbalisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, në rastin e dytë, i cili  ka ndodhur dje pasdite, Policia ka arritur të arrestojë dy persona, pasi që kishin sulmuar tre persona tjerë zyrtarë. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast janë dërguar për tretman mjekësor.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Prishtinë 28.04.2023-15:11 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht tre viktimat kosovarë. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit u janë gjetur nën posedim dhe u është konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme