Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.
Ai në këtë mbledhje ka thënë se duhet të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
“Shpresojmë që të shohim më shumë nga kjo frymë e re në takimi e liderëve të Kosovës dhe Serbisë më 2 maj, pjesë e rëndësishme e këtij takimi do të jetë hapat e mëtutjeshëm të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në mënyrë e cila është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.” – ka thënë ai.
Gjatë fjalimit, përfaqësuesi i ShBA-së ka falënderuar Lajçak dhe Borrell për angazhimin e tyre.
Ai tutje ka thënë se ShBA-të do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“ShBA vazhdojnë të jenë të përkushtuara për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht gjatë kësaj kohe të tensioneve të shtuara në Evropë. Jemi duke punuar me partnerët evropian për tu përkujdesur për zhvillim të paqes, shoqërisë përmbajtjesorë dhe për sundimin e ligjit për gjatë Ballkanit Perëndimor. Ky është një projekt i rëndësishme që t’i mundësojmë palët që të ecin përpara dhe të kenë dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja. Falënderojmë për përpjekje zotëri Borrell dhe zotëri Lajçak dhe angazhimin e tyre.” – ka thënë ai.